Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Zbulohet kanoe e lashtë prej druri në Meksikë, mendohet 1 mijë vjeçare (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Arkeologët kanë zbuluar një kanoe prej druri në Meksikën jugore, e cilia besohet të jetë mbi 1000-vjeçare.

Me përmasa 1.6 metra, kanoe u gjet e zhytur nën ujë pranë qytetit të rrënuar Mayan të Chichen Itza.

Instituti i antikiteteve në Meksikë (Inah) thotë se mund të jetë përdorur për nxjerrjen e ujit ose depozitimin gjatë festave rituale. Mjeti u zbuluar gjatë ndërtimit në një hekurudhë të re turistike të njohur, si Treni Maya.

Në një deklaratë për mediet Instituti tha se arkeologët kishin zbuluar edhe një qeramikë, një thikë dhe piktura murale antike.

Qytetërimi Mayan lulëzoi përpara se Spanja të pushtonte rajonin. Në kohën e tyre, fiset Maja sundonin zona të mëdha territori në atë që tashmë njihet si Meksika jugore, Guatemala, Belize dhe Honduras.

Varka është ndërtuar paraprakisht midis viteve 830-950 pas Krishtit, drejt fundit të epokës së artë të qytetërimit Mayan.

Sondazh

Poll