Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zbulohet kanali në Youtube i sulmuesit të Berishës, postonte vargje “rap” pa shumë lidhje por dhe një vjershë për Nevaldo Hajdarin

Shkruar nga Newsbomb
Zbulohet kanali në Youtube i sulmuesit të Berishës, postonte

Sulmuesi i ish-kryeministrit Sali Berisha, Gert Shehu ishte përdorues i rrjetit social Youtube, ku rezulton se ka postuar dhjetra video që përforcojnë idenë se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Kanalin në Youtube, Shehu e ka krijuar rreth një vit më parë, kohë kur edhe ka nisur të postojë video “shorts”, të shkurtra duke recituar vargje të ndryshme, shpesh të pakuptimta, por në stilin e muzikës “Rap” që quhet “freestyle”.

Megjithatë herë pas here, vargjet e tij janë të frymëzuara nga ngjarje aktuale në shoqëri. Në një prej këtyre recitimeve ai dëgjohet të thotë.

“Pa të ardh pensioni, mos rri si barboni, na ndihmoni mos bëni ç’a t’doni, nëqoftë se navigoni, ç’a të doni, veç kaloni. Tani bëhu dani, me forcë luani...”

Në një tjetër thotë: “E ke me kusht, po ishe ngusht, bëhu grusht, largoi si pusht, mbill fusht si bebusht, të shtyp si musht, siguroi t’jen të musht, barkusht”.

Mesa duket, gjendjen e rënduar psikologjike të 31-vjeçarit e konfirmon edhe një komentues që duket se ka njohje me të. Nga të vetmit komentues në videot e tij me shumë pak shikime, ai i shkruan “O gerti mirës ti ishe mir me zemra çpate”.

Shehu, raportohet se ishte edhe përdorues i drogërave si kanabisi.

Kujtojmë se opozita ka refuzuar të pranojë se 31-vjeçari vuan nga probleme mendore, dhe dokumentin e dalë në media nga një klinikë e kanë quajtur si të falsifikuar. Opozita është shprehur se 31-vjeçari ka qenë tepër i kthjellët në mënyrën se si ka ndjekur dhe sulmuar Berishën, dhe mund të jetë shtyrë nga persona të lidhur me qeverinë.

Videot e të ritut tashmë kanë filluar të përhapen edhe në rrjetin social TikTok nga persona që i përdorin për të përfituar klikime

  Ai reciton dhe një vjershë për Nevaldo Hajdarin, policin që vrau Klodian Rashën gjatë pandemisë

“Mbajta një ditar, sa mbiu një bar, fola si ar...ju kam dedikuar për të mbaruar. Jam i frymëzuar për të lunduar me duar...si i kulluar jam i dënuar, dhe për të lënduar nuk e kam imagjinuar, Nevaldo ti je Hajdar, s’ishe i kalibruar për të punuar si shpëtimtar, ti je gomar e s’të shof në var, na ke revoltuar, për të kërkuar drejtësinë e munguar”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll