Hapësire reklamuese

Bota

Zbulohet identiteti i autorit që qëlloi me thikë novelistin Salman Rushdie, si u vranë më parë përkthyesit e librit të tij

Shkruar nga Newsbomb
Zbulohet identiteti i autorit që qëlloi me thikë novelistin

Autori i plagosjes me thikë të novelistit me famë botërore Salman Rushdie është 24-vjeçari Hadi Matar nga Nju Xhersi, ka bërë me dije policia në Nju Jork këtë të premte.

Rushdie u qëllua me thikë në qafë teksa po fliste në një event publik në Nju Jork. 24-vjeçari që mbante maskë në fytyrë u ngjit me shpejtësi në podium dhe nisi të sulmojë me thikë shkrimtarin indiano-britanik.

Dyshohet se ngjarja është motivuar nga urrejtja fetare.

Rushdie është detyruar të fshihet pasi prej vitit 1988 kur botoi librin “Vragjet Satanike” është përballur me kërcënime me vdejke.

Libri tregon legjendën e Profetit Muhamed, por autori thotë se tre ajete të thëna prej tij i janë përcjellë nga Djalli që ishte maskuar si Zoti.

Në atë kohë lideri suprem i Iranit, Ajatollah Khomeini lëshoi një fetva, vendim ligjor i bazuar në ligjet e sheriatit, që i bënte thirrje çdo myslimani të vriste Rushdien si dhe vendosi një shpërblim prej 3 milionë dollarësh për këdo që kryente krimin.

Libri “Vargjet Satanike” ka nxitur një seri vrasjesh dhe sulmesh në mbarë botën.

Në vitin 1991 u qëllua për vdekje me thikë përkthyesi japonez i librit. Po në atë vit u qëllua me thikë përkthyesi italian i “Vargjeve Satanike” por arriti të mbijetojë. Autori ishte një shetas iranian që më herët e kishte pyetur përkthyesin italian për adresën e Rushdies.

Në vitin 1993, botuesi norvegjez i librit të Rushdie, Ëilliam Nygaard u plagos rëndë me armë zjarri në hyrje të banesës së tij në Oslo.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.