Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zbulohet i dyshuari i dytë i atentatit ndaj prokurorit Ndoja, gjurmët e ‘Julit të Pashakos’ gjenden në makinën e braktisur në Ishëm (Po përgatiste ATENTAT tjetër)

Shkruar nga Newsbomb
Zbulohet i dyshuari i dytë i atentatit ndaj prokurorit Ndoja, gjurmët
Juli i Pashakos - Prokurori Arjan Ndoja

Julian Sula, i njohur si “Juli i Pashakos” është personi i dytë, i dyshuar si i përfshirë në atentatin që iu bë prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, një javë më parë.

Mësohet se Policia ka shpallur në kërkim “Julin e Pashakos” pasi në makinën tip “Mercedes Benz E280”, e gjetur e braktisur në Shkafanë të Ishmit pak pas atentatit të 1 nëntorit, janë gjetur gjurmë të tijat. Abcnews.al raporton se, Sula ishte duke përgatitur një tjetër atentat të bujshëm në një qytet të rendësishëm të vendit, por nuk vijoi me planin e tij pasi kuptoi se policia i ishte vënë në ndjekje.

Sapo ka kuptuar që ka qenë në ndjekje nga Policia, Juljan Sula ka braktisur planin për atentat dhe është zhdukur nga vendngjarja, derisa sipas burimeve ka marrë pjesë në ngjarjen e rëndë te mbikalimi i Shkozetit, ku vdiq Andi Maloku dhe u plagosën prokurori Ndoja e Landi Muharremi.

Makina ku udhëtonin tre personat e sipërpërmendur është qëlluar me breshëri plumbash nga një automjet që lëvizte paralel me ta, në autostradën Durrës-Tiranë, ne vendin e quajtur mbikalimi i Shkozetit.

Prej ditës së djeshme, forca të shumta të Policisë së Shtetit, Forcat Operacionale të Tiranës dhe FNSH-ja po kryejnë kontrolle masive në disa qytete ku dyshohet se fshihet “Juli i Pashakos”, në bazë dhe të informacioneve të marra në rrugë operative. Sakaq, është kontrolluar dhe një banesë, e cila dyshohej se ishte bazë e këtij grupi kriminal, por në momentin që efektivët e FNSH kanë mbërritur atje ajo ka qenë e pastruar.

Veç operacioneve masive në Vlorë e Lushnje, sot Forcat e Posaçme Operacionale kanë kryer kontrolle dhe në Peqin, pasi nga qelizat telefonike ka rezultuar se dy persona të tjerë që vijojnë të qëndrojnë në arrati janë lokalizuar në atë zonë por operacioni rezultoi pa sukses, shkruan Abcnews.al.

I vetmi i arrestuar për atentatin e 1 nëntorit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja është deri tani nipi i deputetit të PS Rrahman Rraja, Redjan Rraja. Gjykata ka dhënë për Rrajën masën e sigurisë “Arrest me burg” pasi në makinën e atentatorëve, e braktisur pak pas ngjarjes në Shkafanë të Ishmit, u gjetën një palë syze dhe shenja gishtash të tij. Ndërkohë, tashmë po nga gjurmët e gjetura në makinën e atentatorëve është shpallur në kërkim dhe i dyshuari i dytë, “Juli i Pashakos”. /NEWSBOMB.AL

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll