Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zbulohet falsifikimi që çoi në burg juristin e Durrësit, hipotekoi objektin që ende nuk ishte ndërtuar (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Zbulohet falsifikimi që çoi në burg juristin e Durrësit,

Gjykata e Durrësit ka dhënë masat e sigurisë për katër personat e arrestuar, pas kërkesës së prokurorisë së qytetit, lidhur me një falsifikim që ishte bërë.

Është caktuar “arrest me burg” për juristin e hipotekës Mikel Jaho, biznesmenin Iljaz Fisheku dhe një person tjetër, Erjon Aliko. Për Rakip Rexhepin e përfshirë në falsifikim dokumentesh”” dhe “mashtrim”, gjykata vendosi “arrest shtëpie”.

Asnjë prej të sipërpërmendurve nuk ka pranuar autorësinë e tjetërsimit të sipërfaqes prej 2000 m2 në zonën e Plepave në Durrës. Te kjo sipërfaqe toke biznesmeni Iljaz Fisheku ka ndërtuar një lokal.

Mikel Zaho, me profesion jurist i Hipotekës së Durrësit, rezulton që në datën 12 prill 2019, të ketë hipotekuar një objekt që nuk ishte ndërtuar ende. Madje ai ka hipotekuar ndërtesën dhe truallin 2 mijë metra, duke marrë si tipologji dokumentacionin e një dosje tjetër hipotekore me Nr.220620, që është një shtëpi në fshatin Vrinë, të njësisë administrative Rrashbull, raporton gazetari Elton Qyno.

E gjithë procedura ka qenë e falsifikuar, që nga leja e legalizimit, mandati bankar nga një bankë e nivelit të dytë në Durrës, si dhe një certifikatë hipotekore. Pasi kanë marrë dokumentacionin fals, atëherë biznesmeni i dënuar më parë, Ilias Fisheku dhe dy punëtorët e tij, Erion Valiko dhe Rakip Haxhiu, kanë ngritur një lokal të quajtur “Station” në Durrës.

Ndërtimi ka filluar në prill 2021, pas miratimit nga ana e bashkisë Durrës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll