Tirana
light rain
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
1.5kmh
20 %
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

ZBULOHET ERMRI/ ja kush ishte objektivi i ATENTATIT në Tiranë, 4 muaj më parë e PLAGOSËN me armë zjarri së bashku me bashkëshorten

Lajme të ngjashëm

Policia pak më parë njoftoi se kishin arritur të parandalonin një atentat që mund të ndodhte, për shkak të prishjeve të pazareve të drogës.

Policia kishte marrë informacion se disa persona, shetatsit Hektor Ndoka dhe Edmir Vlashi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin një vrasje në qytetin e Tiranës.

Burime për media bëjnë me dije se personave që do t’i bëhej atentat janë Ndoc dhe Preng Palucës.

Prenga Paluca është viktimë edhe një atentati të bërë më parë. Preng Paluca dhe bashkëshortja e tij Antoneta në gusht të këtij viti u qëlluan me armë në zonën e Kamëz. Ata ishin pranë banesës ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të tyre.

Ndërsa atentati që mendohej nga vëllezërit Paluca, ka ardhur si pasojë e konflikteve të drogës të dyshuara që kanë nisur në Belgjikë.

“Nga hetimet paraprake dhe informacionet e grumbulluara rezulton se shtetasit H. N. dhe E. V., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin një vrasje në qytetin e Tiranës, për shkak të konflikteve të mëparshme në lidhje me prishjen e pazareve të drogës, jashtë shtetit.

Këta shtetas, si bazë për fshehjen e armatimit që do të përdornin për kryerjen e vrasjes dhe të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal, kishin shfrytëzuar ambientet e banesës dhe të restorantit të shtetasit N. M.

Ndërsa shtetasi M. L., dhëndri i shtetasit N. M., është kapur me armë zjarri pistoletë, gjatë  operacionit, në përpjekje për të fshehur provat që u gjetën gjatë kontrollit të Policisë” njoftoi policia.


Më shumë