Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zbulohet emri i inxhinierit që ka mbetur i bllokuar në minierën e Dibrës me dy punëtorët, Policia tha se iu gjetën vetëm rrobat...

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Ditën e sotme policia e Dibrës bëri me dije se në galerinë ‘Balgjaj’ në Selishtë, një inxhinier i identifikuar si Ismail Hoxha 62-vjeç nga Dibra, ka mbetur i bllokuar brenda në minierë së bashku me dy punëtorë.

Alarmin në polici e dha vëllai i 62-vjeçarit, Sami Hoxha. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje, dhe nga veprimet paraprake dyshohet se personat  mund të kenë mbetur të izoluar brenda në galeri, pasi sendet personale, rrobat dhe telefonat, ndodhen në dhomën e ndërrimit.

Miniera e kromit në Balgjaj ndodhet në një territor të vështirë mes Dibrës dhe Matit. Në këtë territor mund të shkohet vetëm me kamionë, pasi me vetura është thuajse e pamundur.

Policia thekson se janë njoftuar grupet e avari shpëtimit në miniera për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tre personave.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll