Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Zbulohet EMRI i personit që u ekzekutua në Elbasan, familjarët i shkojnë në makinë me britma e të qara (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sonte jo vetëm Elbasanin, por gjithë vendin tonë që prej ditësh nuk gjen paqe nga të shtënat e armëve, të cilat kanë përfunduar me viktima.

Lexo edhe: Kjo është makina ku u vra brutalisht i riu në Elbasan, brenda ndodhej edhe një vajzë

Everest Caka (më parë e ka pasur Ibrahim Caka, dhe nuk dihet nëse e ka Caka apo Çaka) është djali që mbeti i vrarë në makinën e tij tip Opel, ndërsa gruaja e tij Silvana që udhëtonte me të është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Nuk dihet gjendja e saj.

Lexo edhe: Atentati ndaj Everest Cakës në Elbasan, reagon policia: E plagosur në dorë edhe bashkëshortja e tij, janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbej” pranë një kompleksi. Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e dinamikës. Është vendosur perimetri nga policia dhe po punohet për kapjen e autorit apo autorëve. Sekuestrimi i kamerave do të ndihmojë gjithashtu.

Lexo edhe: Djali i tezes iu vra vjet në Belgjikë, vëllai në Barcelonë, kush është Everest Caka me 2 emra që u ekzekutua sot në makinë në sy të gruas; akuzohej për vrasjen e Gëzim Alikajt

Të afërm të viktimës janë tronditur nga ngjarja e ndodhur të cilët kanë shpërthyer në britma e lot.

Më shumë

spot_img
spot_img