Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Zbulohet emaili, faqja që shkroi për Alketa Vejsiun, asnjë lidhje me ''Forbes UK''

Shkruar nga Newsbomb

Ditët e fundit Alketa Vejsiu ka publikuar në rrjetet sociale një kopertinë, që sipas saj është nga Forbes UK. Moderatorja në këtë postim pretendon se revista që ajo drejton është zgjedhur për një projekt të rëndësishëm ku evidentohen talentet e rinj.

Ishte gazetarja Rezearta Çaushaj e cila ka kontaktuar me Forbes. Emailin ia ka vënë në dispozicion ZËRI, ku thuhet se Forbes nuk ka asnjë lidhje me të quajturën "Forbes UK".

Nga artikulli i publikuar duket se lajmi për Alketën titullohej: Kurora e tre-fishtë: Mbretëreshë e TV, Medias Digjitale dhe Biznesit). Nuk dimë nëse moderatorja ka rënë pre e ndonjë skeme mashtrimi, por partneriteti i shpallur me FORBES, është lajm i rremë.

Ndërkohë që artikulli nuk përmbante emrin e gazetarit, po ‘Forbes Staff’. ndërsa në fund të shkrimit, kishte një sqarim mbi ‘Forbes Staff’, ku tekstualisht shkruhej:

‘Stafi i Forbes është një anëtar i nderuar i ekipit prestigjioz të Forbes Angli, i përkushtuar për të ofruar përmbajtje të jashtëzakonshme dhe gazetari të thellë. Me një njohuri të gjerë të peizazhit të biznesit lokal dhe një angazhim të palëkundur për të zbuluar histori magjepsëse, Stafi i Forbes shfaq ekspertizën e tyre në fushën e raportimit të biznesit. Si një kontribues i respektuar dhe i dashur për Forbes Angli, ata u ofrojnë lexuesve perspektiva të paçmueshme mbi ekosistemin e gjallë dhe dinamik të biznesit të Anglisë’.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese