E kujt ia priste mendja që vajza më e ëmbël e ekraneve shqiptare, do të bëhej pjesë e një debati.
Nevina Shtylla, prezantuese tashmë në emisionin “Procesi sportiv” bashkë me Edi Manushin ka zbuluar se prej largimit nga televizioni Klan nuk flet më me kolegun e saj, gazetarin Eni Shehu.
Por Eni ka reaguar pas deklaratës së Nevinës duke thënë se nuk ka pasur kurrë momente shoqërore me Nevinën.
“Me Nevinën nuk kemi ndarë kurrë momente shoqërore. Kemi bashkëpunuar dhe kemi qenë kolegë korrekt, por miqtë secili i zgjedh sipas dëshirës, edhe në rrjetet sociale”- ka thënë gazetari për “Class”.