Drejtori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKB) Ramazan Topuzi, ka një të kaluar problematike. Sipas një dokumenti të siguruar nga newsbomb.al, Topuzi është pushuar dhe është emëruar disa herë nga detyra si ish-punonjës i Policisë së Shtetit.
Sipas kartelës personale, rezulton që Topuzi të ketë qenë pjesë e strukturave të policisë më 01 korrik të vitit 1991 me motivacionin “Për cënim të figurës së ushtarakut”. Më pas ai është riemëruar më 16 korrik të vitit 1999 dhe është liruar sërish nga detyra më 01 shtator të vitit 2001 me motivacionin “Mosparaqitje në detyrë për shkaqe të arsyeshme me mbi 7 ditë dhe mangësi të theksuara në kryerjen e detyrës”.
Drejtori i SHKB së burgjeve, Ramazan Topuzi, siç mëson newsbomb.al nuk ka arritur të marrë certifikatën e sigurisë nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar. Gjithashtu sipas burimeve, në kohën kur drejtori punonte si avokat, pas vitit 2009, është kallëzuar dy herë për akuzën e mashtrimit dhe atë të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj prokurorit dhe gjyqtarëve. E megjithatë, sot, është në krye të SHKB së Burgjeve.