Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zbulohet E FSHEHTA për ligjin e luftës: Traktati i miqësisë Greqi-Shqipëri skadoi para dy ditësh

Shkruar nga Newsbomb
Zbulohet E FSHEHTA për ligjin e luftës: Traktati i miqësisë

Në fakt skadimi kohor i këtij traktati si forma më e lartë e bashkëpunimit mes dy shteve ka kaluar në heshtje dhe arsyet nuk dihen. Edhe pse Greqia mbante ende ligjin e luftës të vendosur në vitin 1940 më 31 mars të vitit 1996, në kohë kur në pushtet ishte Partia Demokratike dhe Sali Berisha president I Republikës, nënshkroi Traktatin e Miqësisë. Për afro 22 vjet ky traktat ishte në fuqi dhe komentohej si një nga arritjet më të mëdha të diplomacisë shqiptare por edhe asaj greke. Madje sa herë diskutohej dhe përmendje ligji I luftës, pala greke argumentonte se ky ligj ishte nul për faktin se mes dy vendeve ekziston Traktati I miqësië mes dy vendeve si forma më e lartë e bashkëpunimit. Por aktualisht ne jemi në stadin që ky traktat nuk ekziston për shkak të skadencës dhe e vetmja gjë që është aktuaklisht në fuqi është ligji i Luftës që Greqia ka ndaj Shqipërisë.

Por historia e vetë Traktatit është një ligj që nuk është zbatuar, sidomos nga pala greke.  Në vitin 2016 qeveria shqiptare dhe qeveria greke nisën bisedimet dy palëshe për të zgjidhur një sërë problemesh të mbetuar pezull. Mes tyre ishte edhe rinovimi i Traktatit të Miqësisë. Në atë kohë mintri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias deklaroi se “ne duam të ripërtërijmë,për të përmirësuar atë" , por tashmë kanë kalaur 48 orë nga skadimi i këtij traktati dhe aktualisht e vetmja gjë e shkruar zyrtare është ligji i Luftës që Greqia ende e ka në fuqi. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese