
Zbulohet draf-trezoluta e Parlamentit Europian e përgatitur nga të majtët pas vendimit të Këshillit Europian për mos hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Draft-rezoluta e formuluar të martën dhe që pritet të ndryshojë të mërkurën pas konsultimeve me grupimet e tjera politike, kritikon rolin e presidentit francez Emmanuel Macron dhe disa liderave të tjerë për bllokimin e negociatave. Ndër të tjera në tekst i bëhet thirrje Këshillit të marrë përsipër përgjegjësitë e veta dhe të veprojë në përputhje me angazhimet e tij.
Parlamenti Europian nuk ka fuqi legjislative për vendimet për zgjerimin, por qëndrimet e tij janë të rendesishme, sidomos në momentin kur pritet të votohen kandidatët e rinj nga Franca, Hungaria dhe Rumania për kabinetin e presidentes së zgjedhur të Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Draftrezoluta e PE (Euronews Albania):