Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

ZBULOHET DRAFT MARRËVESHJA: Ja shtatë KUSHTET e PD që të RIKTHEHET NË PARLAMENT dhe të heqë dorë nga PROTESTAT

Shkruar nga Newsbomb

Një draft-marrëveshje po qarkullon në mediat online, që ka për qëllim zgjidhjen e krizës politike në vend.

Marrëveshja e publikuar nga “Gazeta Shqip” përbëhet nga nga 7 pika kryesore, dhe është pjesë e propozimit të opozitës, si kusht kryesor për ndërprerjen e protestave të dhunshme dhe uljen në tryezën e bisedimeve. Drafti është siguruar nga burime të besueshme brenda të opozitës, të cilët po i diskutojnë edhe me ndërkombëtarët.

DRAFT-MARRËVESHJA E PLOTË:

1-Qeveria të pranojë se do shkojmë në zgjedhje të parakohshme.

Është një nga kërkesat e panegociueshme nga ana e opozitës. Pikërisht për këtë kusht sakrifikoi deri dhe djegien e mandateve parlamentare. Ndërkohë faktori ndërkombëtar ka përsëritur se zgjedhjet parlamentare do të mbahen sipas afatit kushtetues dhe ligjit, në vitin 2021.

2-Rama të jetë kryeministër deri në momentin që nga KOMPROMISI KOMBËTAR vendoset se në cilin muaj do jenë zgjedhjet e parakohshme.

Deri më tani, opozita ka deklaruar se nuk ulet në negociata me Edi Ramën kryeministër, dhe krijimin e një qeverie tranzitore, që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Kjo pikë e propozuar duket sa ka zbutur sëtepërmi qëndrimin agresiv ndaj kreut të qeverisë.

3-Të bien dakord për krijimin e Gjykatës Kushtetuese brenda 30 ditëve.

Në kushtet kur ende nuk ka një Gjykatë Kushtetuese, opozita ka vendosur kusht parësor për formimin e këtij institucioni të rëndësishëm brenda 30 ditëve. Sipas opozitës, Gjykata Kushtetuese do të jetë garant për opozitën, që të ankimojë çdo paligjshmëri që ka të bëjë kryesisht me reformën në drejtësi dhe mandatet e reja të deputetëve.

4-Palët t’i drejtohen gjykatës Kushtetuese për zhvlerësimin e mandateve të deputetëve dhënë nga  KQZ pas djegies së mandateve dhe rikthimin e deputetëve siç ishin në Parlament.

Kuvendi ka shfrytëzuar të plotë të gjithë hapësirën kohore prej 30 ditësh që i njeh ligji, pas marrjes së kërkesave për dorëzimin e mandateve nga ana e deputetëve të opozitës. Dhe për këtë arsye, opozita kërkon krijimin e Gjykatës Kushtetuese, për të quajtur të pavlefshëm mandatet e KQZ-së për deputetët e rinj.

Kjo shpjegon, se opozita është gati të rifutet në parlament.

5-Të ndryshohet Kodi Zgjedhor dhe të ketë sistem proporcional kombëtar

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor është një nga kërkesat e opozitës dhe javën e shkuar, mazhoranca ngriti Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, që parashikon ndërhyrje dhe modifikime në kod.

Mazhoranca ka vendosur që në zgjedhjet e 30 qershorit do të shkohet me të njëjtin kod zgjedhor, dhe se ndryshimet parashikohen për zgjedhjet e 2021. Kodi zgjedhor nuk mund të ndryshohet 6 muaj para zgjedhjeve, por mundësinë e ndryshimeve Kushtetuese dhe në kuadër të një pakti kombëtar për zgjidhjen e krizës politike, gjithçka mund të ndodhë.

6-Të ndryshohet Kushtetuta, ku të përcaktohet deri në momentin e hyrjes së Shqipërisë si anëtare në BE të ketë qeveri zgjedhore me mandat pesë mujor, me ekspertë e jo me politikanë.

Është një nga kushtet e opozitës në platformën e saj për zgjidhjen e krizës. Duke parë se shpresat për një çelje të negociatave janë reduktuar këtë verë, PD dhe aleatët kërkojnë përfshirjen e ekspertëve për çeljen e negociatave.

7-Prokurori i Përgjithshëm të zgjidhet nga Parlamenti legjitim pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Opozita kërkon zgjatjen e përkohshmërisë së Arta Markut, deri sa ajo të rifutet në parlament. Me zhvlerësimin e deputetëve që kanë marrë mandatin javët e fundit, opozita do të jetë e gatshme të votojë çdo kandidaturë që do të vijë si propozim nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll