Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
78 %
1.5kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
39 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Zbulohet dinamika e ngjarjes në Elbasan, 67-vjeçari preu damarët dhe u hodh nga pallati (DETAJE-EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme nga Elbasani, ku u gjet i pajetë një person.

Bëhet me dije se personi që ka humbur jetën është Ramadan Kupi, 67 vjeç. Nga raportimet e para u tha se personi në fjalë mund të ishte vrarë dhe hedhur në rrugë, pranë lagjes “Virasion Xhuvani”.

Por ngjarja ka marrë një kthesë tjetër, ku dyshohet se 67-vjeçari ka prerë damarët dhe më pas është hedhur nga pallati ku jetonte.

Mësohet se Kupi jetonte i vetëm, ndonse nuk dihet ende se çfarë e kanë çuar të moshuarin në këtë akt të rëndë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Nga veprimet hetimore të kryera  nga grupi hetimor  nën drejtimin  e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan  rezulton se trupi i pajetë i përket shtetasit R.K., 69 vjeç, banues në Elbasan.

Nga kqyrja e turpit  dhe e banesës  rezultoi se ky  shtetas jetonte i vetëm  në banesë  dhe dyshohet se  ka prerë damarët e duarve me mjet të mprehtë (thikë) dhe më pas është vetëhedhur nga kati i 4 i pallatit ku banonte. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Më shumë

spot_img
spot_img