Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Zbulohet data, kur pritet të mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore

Shkruar nga Newsbomb
Zbulohet data, kur pritet të mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore pritet që të mblidht ditën e premte, 19 janar, në orën 11:00. Ky Komision do të drejtohet nga dy bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj.

Mbledhja e këtij Komisioni vjen pas takimit që Damian Gjiknuri zhvilloi me përfaqësuesit e OSBE-së.  Përmes një postimi në “Facebook”, më herët politikani socialist bëri me dije se gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me rifillimin e punës së komisionit për reformën zgjedhore.

Sipas tij, synimi i punimeve të këtij komisioni mbeten rekomandimet e OSBE-ODIHR, si dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Pata kënaqësi të takoja sot përfaqësuesit e zyrës së OSBE-së në Shqipëri me të cilët diskutuam mbi procesin e reformës zgjedhore, rifillimin e punës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar me synim adresimin në ligjin elektoral të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. I falenderova për mbështetjen e deritanishme dhe për gatishmërinë për të vazhduar këtë angazhim edhe më tej, përmes ekspertizës më të mirë nga ODIHR, e cila do të ndihmojë komisionin për të arritur zgjidhjet e duhura teknike në funksion të adresimit të plotë të rekomandimeve”, shkruan Gjiknuri në “Facebook”.

Kujtojmë se ditën e djeshme kreu i KQZ iu drejtua krerëve të partive politike në vend me një letër.  Në këtë letër Celibashi i ka rikujtuar disa çështje lidhur me përgatitjen dhe administrimin e zgjedhjeve që do të mbahen në vitin 2025. Kreu i KQZ tha se Kuvendi i Shqipërisë duhet të plotësojë dhe vlerësojë mbi nevojën për plotësimin e boshllëkut ligjore, si dhe theksoi se nëse nuk do të plotësohen boshllëqet në Kodin Zgjedhor, atëhere nuk do të jetë i mundur votimi nga jashtë.

LEXO EDHE: Celibashi letër krerëve të partive: Rishikoni Kodin Zgjedhor, të votojnë emigrantët!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese