Tirana
broken clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
50 %
1.5kmh
75 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
16 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

Zbulohet data kur ministrat e BE do të diskutojnë për Ballkanin Perëndimor, në fokus edhe dialogu Kosovë-Serbi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të diskutojnë për situatën në Ballkanin Perëndimor në një takim, i cili do të mbahet më 10 maj.

Çështja e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë pritet të jetë një ndër pikat kryesore të bisedimeve.

Në takimin që do të kryesohet nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell, do të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, raporton REL.

Zyrtarë dhe burime të BE-së thanë se debati nuk do të përqendrohet në procesin e anëtarësimit të vendeve të rajonit.

“Edhe pa diskutim, është e qartë se Ballkani Perëndimor ka perspektivë evropiane. Ne do të merremi me politikën e jashtme në atë takim”, tha një zyrtar evropian.

Më shumë




spot_img








spot_img