Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Zbulohet data e koncertit të Ermal Metës në Stadiumin "Air Albania" në Tiranë. Linku ku mund të rezervoni vendet

Shkruar nga Newsbomb

Më 17 shtator në Tiranë ka festë. Më në fund këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta njoftoi datën e koncertit të tij në Tiranë përmes një statusi në Instagram. Ky do jetë koncerti i parë që organizohet në stadiumin e ri "Air Albania" në kryeqytet.

"Siç premtuam, kemi një datë të re. Pas koncertit në Tormina do të këndojmë së bashku nën qiellin e Tiranës. Më 17 Shtator në stadiumin 'Air Albania' do të krijojmë së bashku një kujtim të bukur. Koncerti do të jetë falas dhe artdashësit mund të regjistrohen nga e marta, 25 Gusht në linkun në story. Ju pres!", shkruan vetë këngëtari në Instagram.

Ermal Meta, i cili jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij artistike në Itali, rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë, ku dhe do të mbajë një koncert në Stadiumin Air Albania.

Pas shumë muajsh pauze prej pandemisë, Ermali ka vendosur të kryejë turin e tij të parë muzikor.  Një turne i cili do t’i japë fund mungesës së koncerteve, por në të njëjtën kohë do të ketë një rëndësi emocionale për këngëtarin prezenca e tij në Shqipëri.

Linku ku mund të rezervoni biletën: https://bileta.t-ticket.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese