Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1kmh
100 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
14 °
Enj
8 °
E shtunë, 26 Nëntor, 2022

Zbulohet certifikata e ndarjes nga jeta: Mbretëresha Elizabeth II vdiq nga pleqëria

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mbretëresha Elizabeth II, vdiq nga pleqëria, zbulon certifikata e saj e vdekjes.

Në certifikatë shkruhet se ajo vdiq në orën 15:10 në kështjellën e Balmoral më 8 shtator. Certifikata e vdekjes u publikua këtë të martë. Dokumenti u firmos nga vajza e saj, Princesha Ana.

Vdekja e Mbretëreshës u regjistrua në Aberdeenshire më 16 shtator nga Sekretari i Përgjithshëm për Skocinë, Paul Lowe.

Mbretëresha Elizabeth II, ishte monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo vdiq të enjten në moshën 96-vjeçare.

Familja mbretërore u mblodh në shtëpinë e saj në Balmoral të Skocisë, pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore.

Pallati mbretëror tha se “Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral”. Mbretëresha mori fronin në vitin 1952 dhe mbretëroi plot 70 vjet.

Pas vdekjes së saj, fronin e mori djali i saj i madh, Charles, ish-Princ i Uellsit.

Më shumë




spot_img






spot_img