Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zbulohet autori i atentatit në Shkodër, pasi qëlloi Brahimin u arratis në Gjermani

Shkruar nga Newsbomb
Zbulohet autori i atentatit në Shkodër, pasi qëlloi Brahimin u

Policia e Shkodrës ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë ku mbeti i plagosur Selami Brahimi.

Referuar njoftimit zyrtar të bluve të Shkodrës mësohet se ka qenë shtetasi Sulejman Kapllani ai i cili mbrëmjen e 8 shkurtit ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të Brahimit. Menjëherë 68-vjeçari u shpall në kërkim dhe më pas u lokalizua në Gjermani.

Arrestimi i tij u bë i mundur në qytetin e Berlinit falë bashkëpunimit të policisë shqiptare me Interpolin dhe homologët gjermanë.

Si rezultat i një hetimi intensiv dhe profesional të kryer nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, dhe falë inteligjencës policore, u sigurua informacion se autori i dyshuar kishte udhëtuar drejt Berlinit”, thuhet në njoftimin e Policisë ndër të tjera.

Lexo edhe: Të shtënat me armë në Shkodër, Policia: U plagos shoferi, autorët janë larguar!

Kujtojmë se ngjarja ndodhi dy ditë më parë në Shkodër, në lagjen “Xhabije”. Selami Brahimi u qëllua me breshëri plumbash teksa ndodhej brenda automjetit të tij “ Citroen C3”. Fatmirësisht si pasojë e të shtënave Brahimi mbeti i plagosur lehtë. Zona ku ndodhi ngjarja ka qenë mjaft e populluar në atë orar dhe njerëzit kanë vrapuar të tmerruar ku të mundnin.

Në deklaratën e tij Brahimi mohoi të ketë konflikte me ndonjë person dhe se në momentin që është qëlluar nuk ka arritur të shohë autorët.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Ëiesbaden, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes së shtetasit S. B., të kryer më datë 08.02.2024, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, bazuar në provat dhe në informacionet e siguruara, identifikuan dhe shpallën në kërkim autorin e  dyshuar, shtetasin S. K.

Si rezultat i një hetimi intensiv dhe profesional të kryer nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, dhe falë inteligjencës policore, u sigurua informacion se autori i dyshuar kishte udhëtuar drejt Berlinit.

Në kuadër të një operacioni të përbashkët,  të koduar “Koordinimi”, të kryer në bashkëpunim me Interpolin dhe me homologët gjermanë, është kapur në qytetin e Berlinit, Gjermani, i shpalluri në kërkim ndërkombëtar shtetasi S. K., 68 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër.

Shtetasi S. K. dyshohet si autori kryesor i ngjarjes së datës 08.02.2024, në Shkodër, ku ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të markës “Citroen”, për të vrarë shtetasin S. B., banues në lagjen “Guerile”, Shkodër.

Ndaj shtetasit S. K., Prokuroria kishte lëshuar një urdhër ndalimi për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Sqarojmë se strukturat kundër krimeve të rënda të DVP Shkodër kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën me të cilën është ekzekutuar vepra penale, një AK-47, së bashku me krehra me fishekë, si dhe automjeti i përdorur për transportimin e autorit.

Bashkëpunimi i shërbimeve tona policore me Interpolin është një dëshmi e angazhimit të përbashkët për luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda.

 

Policia e Shkodrës po vazhdon hetimet për të zbardhur të gjithë rrethanat e ngjarjes dhe për të vënë përpara drejtësisë dhe autorë të tjerë të mundshëm të implikuar

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese