Hapësire reklamuese

Showbiz

Zbulohet arsyeja që përloti Rudina Magjistarin “live” në emision

Shkruar nga Newsbomb

Rudina Magjistari është një nga moderatoret më të njohura në Shqipëri, e njohur për poztivitetin që e karakterizon. Por ditën e sotme Rudina nuk i ka përmbajtur dot lotët. E ftuar këtë të premte në Tv Klan, këngëtarja Manjola Nallbani mori një mesazh prekës nga vëllai i saj.

Fjalët prekëse të tij, përlotën këngëtaren Manjola Nallbani, por emocionet pushtuan edhe vetë prezantuesen e programit, Rudina Magjistari. Ajo u shfaq e përlotur dhe zbuloi se qëkur është bërë nënë preket për çdo të ftuar në studio.

“U emocionuan të gjithë pafund. Një mesazh i mrekullueshëm i vëllait pë motrën. Jeni të dy shumë të lidhur, por edhe me fat që keni njëri – tjetrin. Ishin momente shumë prekëse. Unë që kur kam lindur jam bërë aq e ndjeshme dhe prekem për çdo të ftuar në studio”, u shpreh Magjistari.

Video: 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu