Hapësire reklamuese

Ekonomi

Zbulohet arsyeja që çoi në rënien masive të vlerës së kriptomonedhave

Shkruar nga Newsbomb
Zbulohet arsyeja që çoi në rënien masive të

Mbi 40 miliardë dollarë u zhdukën brenda pak orësh për shkak të rënies së një kriptomonedhe disa ditë më parë, ndërsa një studim i ri pretendon se ka zbuluar shkakun.

Kriptomonedha e qëndrueshme e Terra-s, UST u zbulua se kishte disa të meta por grupi i studiuesve beson se nuk ishte një person i vetëm, një hacker ai që shkaktoi destabilizimin e saj.

Në fakt, ishin shtatë “ëhale” apo investitorë që kanë miliona euro në kriptomonedha, të cilët kishin dijeni për paqëndrueshmërinë e UST dhe nisën ta shesin atë midis 7 dhe 11 majit në sasi të mëdha.

Kjo shkaktoi më pas atë që quhet shitje nga paniku, duke bërë që miliona investitorë të tjerë ta shisnin kriptomonedhën e cila në pak orë shkoi nga 120 dollarë në 0.1 dollarë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll