Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
0.5kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
34 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Zbulohet arsyeja pse Vuçiç kërkon hapjen e arkivave të UÇK-së

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka kërkuar hapjen e arkivave të guerilës kosovare. Këtë kërkesë Vuçiç e ka bërë gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel.

Ai tha sot në një deklaratë për mediet se shteti serb është duke kërkuar të dhënat që tregojnë se ku ndodhen varrezat masive të ushtarëve serbë, por iu është thënë se kjo arkivë nuk ekziston.

“Ne po kërkojmë të dhënat se ku ndodhen varrezat masive me civil e ushtarë serbë, por neve na kanë thënë se kjo arkivë nuk ekziston. Ne kemi gjetur dëshmi se kjo arkivë ekziston. Mund ta gjeni këtë në librin që flet për krimet e serbëve ndaj shqiptarëve, një libër që ata e kanë shpërndarë në krejt botën”, tha Vuçiç të mërkurën në konferencë për media.

Presidenti serb foli më tej edhe për autorin e librit që flet për krimet serbëve ndaj shqiptarëve.

“Autor është Nusret Pllana. Ai deklaron se materialin e shfrytëzuar për përmbajtjen e këtij libri e ka marrë nga depoja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por ata tani na sigurojnë se jo që nuk ka depo por as arkiva s’ka ekzistuar. Natyrisht që kjo bëhet për mos t’i rënë në gjurmë krimeve të të ashtuquajturës UÇK,” tha Vuçiç, shkruajnë mediet në Kosovë.

Më shumë

spot_img
spot_img