Hapësire reklamuese

Politikë

“Zbulohet” arsyeja pse Gramoz Ruçi dha dorëheqjen ditën e sotme: Stafi i tha që të mbajë përgjegjësinë sepse...

Shkruar nga Newsbomb
“Zbulohet” arsyeja pse Gramoz Ruçi dha dorëheqjen

Sot, në 30-vjetorin e PS-së, ceremoni që po zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të mbahet njëkohësisht dhe Kongresi i Jashtëzakonshëm i partisë, kryeparlamentari Gramoz Ruçi dha dorëheqjen përfundimtare nga politika.

Në shtator në legjislaturën e ardhshme, Ruçi nuk do të jetë as në krye të Kuvendit, as deputet dhe as në ndonjë funksion tjetër të partisë.

Burime për Newsbomb.al mësojnë se kjo dorëheqje ka ardhur pasi stafi i tij i ngushtë i ka këshilluar që të mbajë përgjegjësinë e të mos marrurit 10 mandate në qarkun e Fierit.

Ruçi renditi shumë arsye se pse do të largohet nga politika, duke e cilësuar si një maratonë 30-vjeçare e kohën më të mirë për të ikur nga politika.

Lexo edhe: Gramoz RUÇI njofton LIVE dorëheqjen nga politika në 30-vjetorin e Partisë Socialiste

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll