Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zbulohet 1 ton kanabis në një magazinë në Berat, 7 persona në kërkim

Shkruar nga Newsbomb

Rreth 1 ton lëndë narkotike e llojit kanabis sativa është zbuluar në ambientet e një magazinë në fshatin Lapan të Beratit.

Droga është gjetur pas hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda të nisura disa muaj më parë dhe informacioneve të marra në rrugë operative, ndërsa vijojnë hetimet për zbulimin e personave të implikuar.

Në aksionin e sotmë mësohet se kanë marrë pjesë efektiva të policisë nga kryeqyteti. 7 persona të dyshuar si të përfshirë janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më datë 23.03.2017, Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, mbi bazë të një pune hetimore kanë konstatuar në një magazinë në fshatin Lapan, Skrapar një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva si dhe mbetje të kësaj lënde.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu