Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

Zbulohen tre raste të hepatiti akut te fëmijët në Greqi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Greqia ka ngritur alarmin në sistemin shëndetësor kombëtar pas një njoftimi se janë zbuluar tre raste me hepatit akut me etiologji të panjohur tek fëmijët.

Sipas Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik, dy fëmijët janë të moshës 14 muajsh e 10 vjeç, të cilët kanë shfaqur simptoma të traktit gastrointestinal (dhimbje barku dhe të vjella) dhe temperature.

Në analizat e ktyera këta fëmijë rezultuan të kishin rritje të enzimave të mëlçisë, ndërsa fëmija i tretë vetëm 18 muajsh, ishte asimptomatik, por analizat treguan po ashtu për rritje të nivelit të enzimave të mëlçisë.

Fëmijët nuk kanë pasur komplikime dhe nuk kanë kanë marrë trajtim të veçantë, e për fat të mirë janë në gjendje të mirë.

Ata janë informuar dhe vigjilentë për zbulimin në kohë të fëmijëve deri në 16 vjeç, të cilët shfaqin simptoma të hepatitit akut, pa një arsye të qartë dhe në një rast të tillë plotësojnë dhe dërgojnë në EODY një formular raportimi.

Nga ana e tij, EODY është në kontakt të drejtpërdrejtë me agjencitë evropiane të shëndetit publik, Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ndërkohë që tashmë ka njoftuar të gjitha Rajonet Shëndetësore të vendit, Shoqata Mjekësore Panhelene, si dhe Shoqëritë Shkencore, anëtarët e të cilave mund të përballen me incidente të ngjashme.

Gjithashtu janë dërguar udhëzime për marrjen dhe dërgimin e mostrave në Laboratorin Qendror të Shëndetit Publik, në mënyrë që të kryhet menjëherë kontrolli i nevojshëm për të identifikuar shkakun e shpërthimit të epidemisë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img