Vetëm pak minuta pas mbylljes së afatit zyrtar të dorëzimit të listave për kandidatë kryetar Bashkie dhe këshilltarë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, zbardhet lista e partisë më të re, Bindja Demokratike.
Partia e themeluar nga Astrit Patozi ka vendosur të sfidojë kandidatët e PS-së por edhe ata demokratë në disa qytete të rëndësishme të vendit.
Bindja Demokratike do garojë në qytetin e Shkodrës, Kukësit, Korçës, Durrësit, Tiranës, Sarandës etj.
LISTA:
Tiranë: Arben Skënderi, violinist i njohur ndërkombëtarisht, ish-anëtar i kryesisë së PD
Kamëz: Ylli Gjeta, ish-student që ka udhëhequr protestat studentore në vitin 2000
Korçë: Leonard Olli, ish-kryetari i këshilltarëve demokratë në Bashkinë e Tiranës
Kukës: Abedin Uruçi, ish-kryetar qarku i Kukësit në vitin 2015
Malësi e Madhe: Pjerin Spathari, ish-kryetari i PD në Malësinë e Madhe
Kurbin: Edmond Piroli, ish-kandidat i LSI në Lezhë
Sarandë: Ilir Nikolla, kandidati i pavarur që ka mbështetje të gjerë në këtë qytet, do mbështetet edhe nga Bindja Demokratike
Tropojë: Edison Hasanaj
Durrës: Valbona Sakollari, pedagoge në këtë qytet
Bindja Demokratike do garojë edhe në Shkodër dhe disa qytete të tjera, lista pritet të plotësohet në vijim…