Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
2.6kmh
90 %
Sht
11 °
Die
12 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

Zbulohen dhomat e improvizuara nga trafikantët e drogës, dhunonin dhe torturonin pengjet

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6cc0d66e8914aecb52de6608210fc748

Policia Hollandeze ka zbuluar një dhomë torturash të përdorur nga kriminelët për marrje në pyetje. Ajo u zbulua brenda një kontejneri transportues, ku u gjet një karrige dentisti për të mbajtur të burgosurit.

Gjashtë persona u arrestuan me akuzën për rrëmbim dhe marrje peng, tha policia në një deklaratë.

Shtatë kontejnerë transporti u gjetën në një depo në 22 qershor në qytetin Wouwse Plantage afër kufirit jugor me Belgjikën. Gjashtë prej kontejnerëve u përdorën si qeli burgu.

“Të dyshuarit e quajtën kontejnerin e shtatë ‘dhomën e trajtimit’, e cila dukej qartë se ishte e përgatitur për të torturuar njerëzit,” thuhet në deklaratë.

Në tavan dhe në dysheme duken gjithashtu edhe pranga ndërsa të gjitha qelitë vëzhgoheshin nëpërmjet një rrjeti kamerash. Magazina ku ndodheshin këto qeli të improvizuara u zbulua gjatë hetimeve për një 40-vjeçar nga Haga i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe komplot për vrasje.

Policia ishte në gjendje të gjurmonte disa mesazhe të kodifikuara të aplikacionit EncroChat, dhe kjo u mundësoi autoriteteve për të ndjekur në kohë reale kriminelët.

Policia konfiskoi gjithashtu 24 kilogramë drogë MDMA, veshje policore, automjete të vjedhura dhe armë, thuhet në deklaratë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img