Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
0kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
31 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e Mond Çekiçit në Durrës, arma dyshohet të jetë sjellë nga jashtë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

43e48240c0430ee1d3ee271c2ef4ad2f

Policia ka zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e Edmond Koçit, i njohur ndryshe dhe me nofkën Mond Çekiçi, ish-anëtar i Bandës së Durrësit.

Mësohet se deri tani janë shoqëruar në polici 30 persona, mes tyre edhe të afërm e të dyshuar. Mendohet se ekzekutorët kanë qenë vetëm 3 metra larg viktimës. Policia ka bërë me dije se autoret kanë qenë me kapuç në kokë dhe me shall. Ekzekutimi i Edmond Çekiçit ka qenë i mirëorganizuar, pasi autorët e kanë vëzhguar 40-vjeçarin prej kohësh.

Burime bëjnë me dije se në vendin ku u vra Koçi janë gjetur 35 gëzhoja, raporton newsbomb.al.

Arma që është përdorur në vrasje është e llojit AK-47. Ekspertët dyshojnë se ajo është blerë jashtë vendit pikërisht për të ekzekutuar ish-anëtarin e bandës së Durrësit.

Si ndodhi vrasja?

“Çfarë problemi keni?” Kjo është fjalia e fundit që ka thënë Edmond Koçi, ish anëtari i bandës së Durrësit që u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.16 të qytetit.

Shoferi i tij ka qenë dëshmitar i ngjarjes dhe u ka treguar efektivëve të Policisë gjithë dinamikën e ngjarjes. Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se atentatorët i kanë prerë rrugën Koçit dhe shoferit të tij. Kur Mond Çekiçi ka dalë nga makina për të sqaruar ngjarjen, ai është ekzekutuar.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje, madje dhe hetues nga Tirana ndodhen tani në vendin ku u vra 40 vjeçari, përballë Drejtorisë Arsimore të Durrësit. E gjithë zona është rrethuar dhe aty po bëhen kontrolle të imtësishme.

Në periferi të qytetit, në Katund-Sukth, është gjetur i braktisur dhe i djegur një mjet tip Mercedes Benz, i cili dyshohet se u përket autorëve. “Çfarë problemi keni?”, u ka thënë Koçi personave që ishin në makinën tjetër dhe iu kishin prerë rrugën, ndërsa ata i ajnë përgjigjur duke hapur zjarr.

Edmond Koçi konsiderohej nga Policia e Durrësit si person me rrezikshmëri të lartë, për shkak të së kaluarës së tij si anëtar i bandës së Lul Berishës, ndërsa ishte mik edhe me Emiljano Shullazin dhe Plarent Dervishaj.

1- Lexo edhe: Ekzekutohet ish-anëtari i bandës së Lul Berishës

2- Lexo edhe: Kush është ‘Mond Çekiçi’, ish-anëtari i bandës së Durrësit që u ekzekutua sot

3- Lexo edhe: Mond ÇEKIÇI i ekzekutuar sot, u arrestua në shtator 2020, por u lirua se ishte me Covid-19              

4- Lexo edhe: “Çfarë problemi keni?”, zbardhet DINAMIKA e vrasjes së Mond Çekiçit në Durrës: Shoferi i 40 vjeçarit pa atentatorët, iu zunë pritë me makinë (FOTO)

5- Lexo edhe: Policia njoftim zyrtar; makina e autorëve gjendet e DJEGUR në Sukth

6-Lexo edhe: 12 plumba vetëm në sediljen e parë ku ishte ulur Mond Çekiçi, motra identifikon trupin dhe ‘vë kujën’; Si u ekzekutua miku i Lul Berishës

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img