Zbulohen detaje të reja nga MEGA-OPERACIONI: Kamionçina me drogë brenda banesës, gjenden rreth 2 ton lëndë narkotike

Publikuar tek: aktualitet, më 14:26 29-04-2017 Zbulohen detaje të reja nga MEGA-OPERACIONI: Kamionçina me drogë brenda banesës, gjenden rreth 2 ton lëndë narkotike

UPDATE/ Policia e Beratit ka zbardhur detaje të reja lidhur me operacionin antidrogë të ditës së sotme. Policia bën me dije se droga është sekuestruar në 3 banesa. Në banesën e parë u gjet një kamionçinë me drogë, në banesën e dytë 50 thasë me lëndë narkotike ndërsa në banesën e tretë rreth 15 kg lënë narkotike. Pesha mund të jetë më e madhe mund të arrijë në rreth 2 ton. Në Skrapar-Bogovë janë gjetur rreth 133 thasë me drogë.

Policia e Beratit ka sekuestruar 1.5 ton drogë gjatë një operacioni masiv antidrogë në fshatin Përparim.

Gjatë kontrollit në 3 banesa janë gjetur sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, gjithashtu edhe në rrugën nacionale Poliçan - Bogovë, është gjetur e braktisur një tjetër sasi e konsiderueshme lënde narkotike e futur në thasë. Sasia e lëndës narkotike e sekuestuar deri në këto momente përafërsisht 1.5 ton ndërsa policia po vijon operacionin.

Njoftimi i policisë:

Skrapar – Berat

 Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në operacion masiv antidrogë. Operacioni teresisht policor në fshatin Përparim, të Njësisë Administrative Bogovë, si dhe në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë. Sekuestrohet në 3 banesa një sasi e konsiderueshme lënde narkotike. Gjithashtu në rrugën nacionale Poliçan - Bogovë, si rezultat i zhvillimit të operacionit, është gjetur e braktisur një tjetër sasi e konsiderueshme lënde narkotike e futur në thasë. Sasia e lëndës narkotike e sekuestuar deri në këto momente përafërsisht 1.5 Ton. Policia ka shoqëruar 6 persona. Si dhe deri ne keto momente jane shpallur ne kerkim tre persona. Operacioni vijon…

18216347_10209679406803978_564843389_o.jpg

18195389_10209679406323966_1758147138_o.jpg

18216112_10209679405843954_1368991374_o.jpg

18196162_10209679405563947_2056618501_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zjarr në zonën e "Selvisë" në Tiranë (FOTO)
E futën në listën e LSI-së, reagon ish-ministri i Metës dhe jep një përgjigje të prerë »
Article Logic
Execution time: 0.013190031051636
array(1) { ["section"]=> string(120) "zbulohen-detaje-te-reja-nga-mega-operacioni-kamioncina-me-droge-brenda-baneses-gjenden-rreth-2-ton-lende-narkotike-76875" }