Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
44 %
5.1kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Zbulohen detaje nga kapja e kokainës në Durrës: Nuk ishin 300 kg, por më shumë, kamioni është ngarkuar në…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngjarjen e madhe që ndodhi sot në Portin e Durrësit, ku u sekuestruan qindra kg lëndë narkotike e llojit kokainë.

Kokaina është peshuar e gjitha dhe bëhet fjalë për 324 kg, ndërsa bie në sy që bëhet fjalë për një sasi që ka kaluar nga Qafë Thana, atje ka rezultuar kamioni bosh i pastër, çka bën të dyshosh që është ngarkuar brenda në Shqipëri.

Janë detajet e fundit që vijnë nga burime për mediat. Erdhi nga Belgjika, Serbi, Maqedoni dhe më pas në Shqipëri. Policia dyshon se kokaina është mbushur në vendin tonë, megjithëse janë dyshime paraprake.

Pritet që në ditët në vijim të dalin më shumë detaje. Shoferi u arrestua dhe ka kundërshtuar të jetë pjesëmarrës në këtë ngjarje, ku flitet për transportin e 324 kg kokaine. Ai tha se transportonte vetëm materiale ndërtimi. Ky është deklarimi i tij i parë, nuk dihet nëse do të flasë më shumë orët në vijim.   

Lexo edhe: Del FOTO, ky është 40-vjeçari që drejtonte kamionin me 300 kg kokainë, zbulohet çfarë i tha hetuesve në Durrës (EMRI)

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img