Në oborrin QKUK-së dyshohet se janë gjetur të mbjella bimë narkotike. Lajmin e ka bërë të ditur televizioni i Kosovës i cili raportoi se ishte një punëtor i kompanisë së sigurimit të QKUK-së ai i cili i pari e ka hetuar rast.
Televizioni raportoi duke cituar këtë punëtor të të sigurimit i cili tha se kishte vërejtur lëvizje të dyshimta në një pjesë të oborrit të QKUK-së.
Ai tha se kur ka shkruar e ka pyetur atë person, ai i ka thënë se dyshon se ka gjetur diçka të pazakontë.
Më pas punëtori i sigurimit ka deklaruar se ka parë në atë vend rreth 40 gota të plastikës në të cilat dyshoi se kishte të mbjella bimë narkotike.
Ai ka lajmëruar policinë e cila më pas ka dalë në vendin e ngjarjes. RTK raportoi se policia e ka konfirmuar këtë rast, por pa dhënë detaje të tjera, raporton “Lajmi.net”.
Ndërkohë, QKUK-ja nuk ka dashur të komentojë duke deklaruar se për sigurinë e këtij institucioni, përgjegjës është kompania përkatëse e sigurimit.