Zbulohen 15 kandidatët të cilët i janë përgjigjur thirrjes publike të Kuvendit më datë 4 tetor 2018, për plotësimin e tre vendeve vakante “Për procedurën paraprake të përzgjedhjes së tre anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë”.
Mes kandidaturave është edhe ish ministri socialist Arben Malaj dhe Luljeta Minxhozi, gruaja e ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Njoftimi i plotë:
Njoftim për zhvillimin e dëgjesës publike së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë me kandidatët për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Kuvendi i Shqipërisë, njofton se sot, datë 31 tetor 2018, ora 9.00, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, në sallën e Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave ( salla e re, kati i II-të ) do të organizohet dëgjesa publike e 15 kandidatëve që i janë përgjigjur thirrjes publike të Kuvendit më datë 4 tetor 2018, për plotësimin e tre vendeve vakante që i përzgjedh Kuvendi i Shqipërisë, mbështetur në vendimin e tij Nr.103, dt.4.10.2018 “Për procedurën paraprake të përzgjedhjes së tre anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë”,
Kandidatët janë njoftuar se do të kenë në dispozicion kohën e prezantimit të CV ( jo më shumë se 3 minuta ) si dhe shpalosjen e platformës dhe vizionit të tyre ( jo më shumë se 15 minuta ) për të qenë anëtar në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Lista e kandidatëve që kanë aplikuar në Kuvend për tre vendet vakante që përzgjidhen nga Kuvendi për në Këshillin Mbikqyrës të BSH:
1- Vjollca Braho
2- Bardhyl Ceku
3- Leontijev Çuçi
4- Sulo Hadëri
5- Artan Hoxha
6- Altin Hoti
7- Oljan Kanushi
8- Genc Koxhaj
9- Arben Malaj
10- Visar Malaj
11- Luljeta Minxhozi
12- Ergys Misha
13- Nikollaq Pano
14- Drini Salko
15- Arben Xibri