Prokuroria ka shpallur moskompetencën për serat e përpunimit të kanabisit që u zbuluan pak javë më parë në Berat, duke ia ka përcjellë dosjen Prokurorisë së Posaçme. Në hetim për këtë rasti janë aktualisht 95 persona, ndërkohë që janë arrestuar 11 persona.
Bëhet me dije se prokurorët kanë dalë në konkluzionin se ka dyshime që aktiviteti zhvillohej nga 2 grupe kriminale.
Theksojmë se lidhur me zbulimin e serave, u sekuestruan rreth 800 kg kanabis për përpunim, ndërsa u përjashtuan nga Policia dhe u ndëshkuan me ulje në gradë një sërë zyrtarësh të Policisë së Beratit.
Kujtojmë se operacioni u zhvillua në fillim të muajit nëntor, ku u zbuluan serat me kanabis, ku ishin punësuar rreth 95 gra. Policia gjatë këtij operacioni gjeti në brendësi të serave dhe sekuestruan në cilësinë provës materiale, 700 arka të mbushura me bimë narkotike kanabis, në proces përpunimi dhe 8 thasë të mbushur me boçe kanabisi, me peshë totale rreth 870 kilogramë lëndë narkotike. Gjykata e Beratit ka lënë në burg 11 të arrestuarit për serat e gjetura me kanabis.