Hapësire reklamuese

Bota

Zbulimi i rëndësishëm: Loperamidi vret qelizat kancerogjene

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Për vite të tëra doktorët dhe shkencëtarët kanë hulumtuar metoda nga më të ndryshmet për të luftuar kancerin, por një studim i ri ka nxjerrë në dritë të dhëna interesante.

Është fjala për medikamentin e njohur loperamid, që përdoret kundër diarresë, por sipas një grupi shkencëtarësh ka aftësinë të vrasë qelizat kancerogjene, madje edhe në disa prej formave më agresive.

Sipas studimit të kryer nga Universiteti Goethe, kjo barnë ka aftësinë të “tresë” qelizat kancerogjene, ndërsa ato të shëndetshme nuk preken.

Studimi i publikuar në revistën shkencore “Autophagy” thotë se kur loperamidi ndërvepron me qelizat tumorale, këto qeliza prodhojnë një përgjigje që efektivisht vepron si komandë për vetëshkatërrimin e tyre.

Mekanizmi që kjo barnë shkakton lidhet me procesin natyror të qelizave të autofagisë, një proces që ndihmon në ruajtjen e qelizave të shëndetshme dhe shkatërrimin e atyre që nuk nevojiten, apo të pjesëve të dëmtuara.

Në një qelizë të shëndetshme, ky proces është padyshim shumë i dobishëm, por kur procesi intensifikohet, pasi këtu diket se ndihmon loperamidi, qelizat tumorale nuk mund të trajtojnë aktivitetin e intensifikuar dhe në fund dobësohen aq shumë sa vdesin, raporton newsbomb.al.

Studimi gjeti se ky trajtim duket se funksionon mirë kundër qelizave të glioblastomës. Glioblastoma është një formë tepër shkatërruese e kancerit që përhapet me shpejtësi, shpesh duke shkaktuar vdekje.

Studimi nuk është përfundimtar, ndaj ekipi i ka bërë thirrje edhe shkencëtarëve të tjerë të kthejnë vëmendjen nga kjo barnë për të thelluar më tej kërkimet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu