Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Zbulim i madh në Përmet, kërkimet e "Shell"-it për naftë nxjerrin në dritë furrat parahistorike për pjekjen e qeramikës (Foto)

Shkruar nga Newsbomb

Disa furra parahistorike që kanë shërbyer për pjekjen e qeramikës janë zbuluar në afërsi të qytetit të Përmetit.

Zbulimi është bërë gjatë punimeve të kompanisë amerikane “Shell”, e cila ka fituar të drejtën për kërkimin e vendburimeve të naftës në këtë zonë.

Arkitekti Artan Shkreli thotë se furrat i përkasin periudhës parahistorike dhe asaj të bronxit të vonë.

“Z B U L I M I . - . P Ë R M E T I . P R E H I S T O R I K

del në dritën e shek XXI, kulturë e periudhe parahistorike dhe asaj të bronxit të vonë, në afërsi të Përmetit (Premëtit); konkretisht një seri furrash pjekjeje për qeramikë; dëshmi e një aktiviteti të përparuar ekonomik në zonë.

Kjo gjetje, bërë në kuadrin e surveyt për punimet e Shell-it, i jep një dinamikë historike të veçantë trevës së Përmetit, qytetërimet e së cilës kanë ndjekur njëra-tjetrën thuajse pa shkëputje. (fotot falë J. Cullanit)", njofton Shkreli.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese