Vijon aksioni i policisë për ndalimin e drejtuesve të cilën ngasin automjete në gjendje të dehur.
Një i ri është ndaluar dhe shoqëruar në komisariat pasi pas kryerjes së testit rezultoi se kishte konsumuar alkool tej normave të lejuara.
Fillimisht drejtuesi i thotë policit se është për rrugë, se do të ikë në Lezhë por polici i bën me dije se sasia e alkoolit të konsumuar është e lartë e për rrjedhojë duhet të shkojë në komisariat.
“Më vdektë motra mos më merr në qafë”, i betohet e lutet drejtuesi i cili në fund është detyruar të ndjekë procedurat ligjore.