Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

“Zbërthehet” trafikanti shqiptar, britanikët paguajnë “thesin” me para

Shkruar nga Newsbomb
“Zbërthehet” trafikanti shqiptar, britanikët paguajnë

10.000 dollarë janë shpenzuar nga taksapaguesit britanik për t’u paguar një përkthyes, i cili zbërtheu mesazhet e një trafikanti shqiptar.

Dailymail” shkruan se janë marrë 10.000 dollarë nga taksapaguesit britanikë, në mënyrë që të paguhej një përkthyes, i cili  do “zbërthente” mesazhet e shqiptarit me pjesëtare të tjerë të grupit.

Martin Ndreca, 24 vjeç u deklarua fajtor për tregtinë e kokainës në Gloucestershire javën e kaluar, por që të arrihej të provohej fajësia e shqiptarit u desh të paguhej një sasi e madhe fondesh publike, të cilat u shpenzuan për përkthimin e mijëra mesazheve me tekst.

Duke folur në Gjykatën e Gloucester Crown javën e kaluar, gjyqtari Ian Lawrie KC tha: "Ka pasur një sasi të jashtëzakonshme të shpenzimeve publike për shkak të një të pandehuri, i cili nuk pranonte fajësinë e tij."

Ndreca, pa adresë fikse, u deklarua fajtor për trafikimin e kokainës midis 18 korrikut 2022 dhe 11 korrikut 2023.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese