Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Zbërthehet” Dumani, flet për disa atentate të shqiptarëve në Hollandë e Belgjikë, SPAK kërkon informacion nga të huajt

Shkruar nga Newsbomb
“Zbërthehet” Dumani, flet për disa atentate të

Dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt po merren të veçuara. Burime për mediet bëjnë me dije se në dëshmitë e tyre janë përfshirë edhe disa atentate të shqiptarëve në Belgjikë, Holandë dhe në Itali.

Të dy si Dumani dhe Hoxhaj pretendojnë se kanë qenë së bashku kur kanë kryer vrasje me pagesë apo edhe ngjarje të tjera të rënda.

Duke iu referuar këtyre dëshmive, SPAK po verifikon disa atentate që kanë ndodhur jashtë vendit, ku kanë mbetur të vrarë shqiptarë dhe të huaj.

Bëhet me dije se Prokuroria e Posaçme  ka kërkuar informacion nga autoritetet e huaja, për të paktën 2 ekzekutime mafioze jashtë vendit. Kjo bëhet me qëllimin e  vetëm, verifikimin e dëshmive të Dumanit për ngjarjet kriminale që kanë ndodhur jashtë Shqipërisë.

14 persona të konsideruar si ‘koka’ të 8 grupeve kriminale ndodhen ende në arrati, ndërsa vijon kërkimi i tyre nga Interpoli.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu