Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
2.1kmh
0 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
31 °
Sht
36 °
Die
36 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

“Zbërthehen” të penduarit e drejtësisë, tregojnë lidhjet e ish-zyrtarëve me bandën: Garantonin trafikon nga toka e deti

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Të penduarit e drejtësisë Donjol Drolli dhe Mariglen Shusha, kanë rrëfyer lidhjen që kishin ish-zyrtarët me “kokën” e bandës.

Ata kanë treguar se Ilirjan Duçellari i njohur si “Lani”, kishte garanci dhe lidhje të forta në Policinë e Vlorës për të kryer aktivitetin e tij kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Ata kanë rrëfyer se “Lani” jepte garanci për pjesën tokësore të trafikut, pra për pjesën nga kultivimi, te magazinimi e deri në momentin që niseshin skafet nga brigjet e Vlorës.

Nddërsa sipas tyre Ilirjan Balla ish-zëvendësdrejtori I Policisë së Vlorës, ishte mbështetësit kryesor dhe garantonte çështjen e trafikut të drogës.

“Në kohën që ka ndodhur vepra penale, se bëhet fjalë për trafik droge të ndodhur në 2014-2017, Festim Lelaj ndodhej në Drejtorinë e Kufirit. Sipas të penduarve, ai merrte 15 mijë euro për të garantuar pjesën detare të trafikut dhe në përgjime atë e cilësojnë si “Festim kokëlopa”. Sipas tyre, ai ishte një person që merrte para hapur nga trafikantët.

Festim Lelaj ka një tjetër dënim mbi supe për përfshirjen në trafikun e 2.5 tonë droge drejt Italisë. Kjo është akuza e dytë zyrtare. Sipas të penduarve, ai merrte shuma të konsiderueshme parash, sipas të penduarve. Këta të fundit nxjerrin edhe emra të tjerë zyrtarësh të implikuar dhe flasim për të dhëna alarmante, se si zyrtarë të ndryshëm ishin të përfshirë në çështjet e trafikut të drogës, duke pranuar para nga trafikantët, që t’i linin ata të qetë për të trafikuar sasi të mëdha droge”, raporton gazetarja Klodiana Lala për “news24”, duke iu referuar dosjes së SPAK.

Lexo edhe: Furnizonin me drogë Italinë, Malin e Zi dhe Spanjën, dalin sot para GJKKO 28 të arrestuarit e SPAK

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img