Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Zbardhja e vrasjes së Behar Sofisë, Ardi Veliu falenderon strukturat policore: Për 15 ditë…(E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

19e1043ab387e0070ee80a315884dad9

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka falenderuar strukturat policore për punënd he përkushtimin për të bërë të mundur zbardhjen e vrasjes së Bujar Sofisë, ngjarje e ndodhur më 25 shkurt në Tiranë.

Ditën e sotme Veliu ka thirrur në një takim falënderues, përfaqësuesit e strukturave që u angazhuan maksimalisht për zbardhjen e ngjarjes kriminale.

Në prani të zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale, Drejtorit të Drejtorisë për Krimet e Rënda, Drejtorit Vendor të Policisë Tiranë, përfaqësuesve të Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Tiranë, përfaqësuesve të Institutit të Policisë Shkencore dhe të Repartit të FNSH Tiranë, Veliu ka vlerësuar maksimalisht punën e bërë dhe profesionalizmin e treguar për zbardhjen e vrasjes të shtetasit Behar Sofia.

Ai tha se të gjithë për 15 ditë kanë punuar maksimalisht për të zbardhur ngjarjen.

“E ndjej detyrim moral, por edhe përgjegjësi, që si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit t’ju falënderoj dhe t’ju inkurajoj për punën e jashtëzakonshme profesionale, por edhe angazhimin fizik, pasi për 15 ditë rresht të gjithë ju keni punuar minimalisht 16 deri në 20 orë në ditë. Puna në grup, koordinimi i veprimeve, shkëmbimi i informacioneve dhe besueshmëria mes strukturave ka funksionuar maksimalisht, duke çuar në rezultatin final zbardhjen e ngjarjes, identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e 4 vrasësve me pagesë.

Nëpërmjet jush, duke marrë si pikë referimi të gjithë elementët e funksionimit gjatë punës voluminoze 15-ditore, dua të inkurajoj të gjithë strukturat e Policisë së Shtetit që modele të tilla bashkëpunimi, koordinimi e profesionalizmi të jenë sa më shumë, pasi zbardhja e çdo ngjarjeje   kriminale, së pari çon në parandalimin e ngjarjeve të tjera dhe së dyti rrit besimin e qytetarëve te Policia, që është shumë i nevojshëm në përmbushjen sa më mirë të detyrave funksionale gjatë punës sonë.

Njëkohësisht, i kam përcjellë kolegëve të Malit të Zi, falënderimet më të sinqerta, pasi në rast se nuk do të kishim gjetur gatishmërinë dhe dashamirësinë e kolegëve tanë në Malin e Zi, nuk do të kishim bërë dot të mundur kapjen e autorit kryesor të ngjarjes, i cili fshihej në Malin e Zi. Shkëmbimi i informacionit mes nesh dhe Policisë malazeze, angazhimi serioz i tyre bëri të  mundur që edhe kjo fazë e operacionit të përmbyllej me sukses” tha Veliu.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img