Tirana
broken clouds
17.3 ° C
17.3 °
17.3 °
70 %
3.6kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
23 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Zbardhi vrasjen e 2012 dhe urdhëroi arrestimin e Ardian e Florenc Çapjas, Policia e Elbasanit merr në mbrojtje prokurorin Ritvan Sukaj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokurori i Elbasanit Ritvan Sukaj merret në mbrojtje nga Policia e këtij qyteti, pas arrestimit të Ardian Çapjas në Elbasan dhe shpalljes në kërkim të nipit të tij Florenc Çapja.

Për shkak se Ardian Çapja cilësohet si një nga personat më me ndikim dhe lidhje të fuqishme në qytetin e Elbasanit, si dhe i përfshirë në disa ngjarje kriminale, Policia ka marrë në mbrojtje prokurorin që urdhëroi arrestimin e tij.

Ardian Çapja u arrestua mëngjesin e djeshëm pas një operacioni të RENEAS në shtëpinë e tij. Bashkë me të u arrestua dhe miku i tij Ardi Çekani, i dënuar me burg, por që qëndronte i fshehur në shtëpinë e Çapjas. Nipi i 53 vjeçarit, Florenc Çapja u shpall në kërkim.
 
Këta shtetas, në vitin 2012, dyshohet se në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasit Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri (babë e bir). Deri tani nuk ka informacione nëse prokurori Sukaj është kërcënuar pas urdhër-arresteve, apo është marrë në mbrojtje paraprakisht.

Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit

Gentian Beqiri ka qenë dënuar si i implikuar në vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, në vitin 2005. Ai qëndronte në shtëpinë e tij në Elbasan dhe ruhej nga Policia. Si i përfshirë në këtë vrasjes është ekstraduar nga Italia Etien Cani.

Duke qenë se ky i fundit ishte shok fëmijërie me Beqirin, ai u lejua nga efektivët e Policisë që të futej në shtëpinë e tij. Aty, u ekzekutuan Gentian Beqiri dhe babai i tij Nezir Beqiri. Po në lidhje me këtë vrasjes, është arrestuar në Greqi në 2020 shtetasi Jorgo Leku.

Jorgo Leku, 41 vjeç, i njohur edhe me tre identitete të tjera si Olsi Leka alias Giorgo Lekou alias Jorgo Lekou është vënë në pranga nga Interpol Athina pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për vrasjen e 15 gushtit 2012.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img