Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zbardhi EKZEKUTIMIN e ‘Padrinos’ Behar Sofia në mes të Tiranës, prokurori Bledar Maksuti del sot para vettingut

Shkruar nga Newsbomb
Zbardhi EKZEKUTIMIN e ‘Padrinos’ Behar Sofia në mes të

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës Bledar Maksuti do të përballet sot, më 9 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Suela Zhegu, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa Bungo.

Bledar Maksuti e ka nisur karrierën si oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2004, ndërsa në vitin 2008 ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Kurbinit. Në periudhën 2010-2012, Maksuti ka punuar në Prokurorinë e Përgjithshme dhe prej vitit 2012 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.

Maksuti është prokurori që zbardhi në kohë rekord ekzekutimin e “Padrinos së drogës” Behar Sofia në mes të Tiranës, më 25 shkurt 2021. I ndihmuar nga ekspertët më të mirë të Policisë së Tiranës, Bledar Maksuti arriti të vinte në pranga grupin e ekzekutorëve të Sofisë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Në deklarimin për herë të parë në vitin 2004, prokurori Bledar Maksuti zotëronte pasuri familjare prej 10.7 milionë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 24.2 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 8.2 milionë lekë, likujditete bankare prej 8.4 milionë lekësh, automjete me vlerë 1.4 milionë lekë dhe kursime në cash prej 700 mijë lekësh. Gjithashtu, babai i subjektit deklaron huadhënie me vlerë 5 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 33.1 milionë lekë, nga të cilat 30% burojnë nga paga e Z. Maksuti dhe 43% nga pagat e familjarëve. Rreth 9% e të ardhurave kanë si burim punën e babait si avokat, 3.5% nga mësimdhënia dhe 2.4% janë dhurata në cash nga familjarët.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 12 vite të deklarimit, dy prej deklaratave rezultuan me probleme.

Në vitet 2016 dhe 2017, subjekti rezulton familjarisht me burime të pamjaftueshme prej 2.9 milionë lekësh për të justifikuar huadhëniet me vlerë 6 milionë lekë, që babai i prokurorit Maksuti u ka dhënë personave të tretë. Këto para kanë si burim të ardhurat e babait nga puna si noter dhe avokat, por që nuk rezultojnë të deklaruara më parë si gjendje kursimesh.

Kontrata e parë e huasë prej 4.5 milionë lekësh mban datën 31 dhjetor 2015, por është deklaruar një vit më pas, ndërsa huaja prej 1.5 milionë lekësh i është dhënë gjithashtu nipit në vitin 2015, por është formalizuar me kontratë të vitit 2017.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” një shumë prej 2.7 milionë lekësh në pronësinë e babait të subjektit, të cilat janë derdhur në vitin 2017 në llogarinë e tij bankare të pensionit.

Burimi i deklaruar i kësaj vlere është puna si noter dhe avokat i babait të subjektit, por kjo shumë nuk rezulton të jetë deklaruar më parë si kursim i mbajtur në shtëpi. /BIRN

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu