Shefi i Komisariatit të Kamzës, Oliger Torba ka dhënë detaje të tjera mbi ngjarjen tragjike që ndodhi disa orë më parë ku mbeti i vrarë Shefqet Hasa, shofer autobusi.
Sipas shefit të komisariatit konflikti ishte i çastit për një kanal të ujërave të zeza dhe se nuk kishin konflikte të mëparshme me njëri – tjetrin.
“Autori i ngjarjes Maliq Marku u arrestua në banesën e tij si dhe është bërë dokumentimi i të gjithë ngjarjes. Rezulton që janë dy të dëmtuar. Shefqet Hasa që ka ndërruar jetë dhe Besim Keça që ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk kanë pasur konflikte të mëparshme. Çiften e kishte pa leje, u kap nga shërbimet e policisë në banesë. Shkak për sherrin është bërë një kanalizim i ujërave të zeza që ndodhet pranë banesave të personave të përfshirë në konflikt” ", - tha Torba.
Lexo këtu: Ngjarja në Kamëz, Policia: 70-vjeçari vrau një person dhe plagosi një tjetër (EMRAT)
Tre fëqinjët në fshatin Laknas u konfliktuan fizikisht deri në përdorim e armëve për kanalin pranë banesës së tyre. Policia ka arrestuar në flagrancë Maliq Marku, autorin e vrasjes së Shefqet Hasës dhe plagosjes së Besim Keçës.
Policia informoi se i është sekuestruar dhe arma e përdorur.