Është zbardhur ngjarja e rëndë që tronditi Gramshin, ku një 29 vjeçar i vra pas një konflikti banal. Burime nga policia konfirmojnë për Newsbomb, se shkak i sherrit ka qenë pretendimi i viktimës, Ardian Mesiti se autori i vrasjes, Arlind Llalla, i kishte ngacmuar një familjare.
Ngjarja
Arlind Llalla së bashku me shtetasin Xhulian Kokomeci, kishin lënë takim me shtetasin Ardian Mesiti tek një lokal i cili ndodhet në hyrje të fshatit Llallë për arsye se Ardiani e kishte akuzuar Arlindin se i kishte ngacmuar një pjestare të rrethit familjar te tij. Pasi janë takuar në lokal, shtetasit e sipërpërmendur janë konfliktuar fizikisht ndërsa kanë hyrë disa klientë të lokalit të cilët i kanë ndarë.
Pasi janë larguar, rreth 1 km larg lokalit Mesiti dhe Llalla janë konfliktuar përsëri fizikisht, dhe ka qenë ky momenti kur Ardian Mesiti është goditur 3 herë me thikë nga shtetasi Arlind Llalla dhe ka humbur jetën.
Menjëherë pas ngjarjes policia ka arrestuar autorin e vrasjes, si dhe ka sekuestruar pamjet filmike të lokalit ku ndodhi sherri.