Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
52 %
1.5kmh
20 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Zbardhet vrasja ne Cërrik, arrestohen dy personat që inskenuan vdekjen si aksident (Detajet)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Cërrikut ka bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes ku u gjet i vdekur në banesën e tij shtetasi me inicialet B.Sh, 56 vjeç.

Sipas policisë bëhet fjalë për një vrasje gjatë vjedhjes në banesën e viktimës, nga dy persona të cilët tashmë janë arrestuar. Mësohet se Naim dhe Ilir Çekrezi, pasi kanë grabitur viktimën e kanë qëlluar atë për vdekje më pas kanë inskenuar vendin që të ngjajë si aksident.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur në fshatin Shalës Cërrik ku u gjet i vdekur në banesë shtetasi B.Sh. 56 vjeç

Zbulohet  e vërteta e ngjarjes  “Vjedhje me pasojë vdekjen ” si dhe inskenimi i versionit të ngjarjes që të dukej si aksidentale

Arrestohen 2 shtetas të dyshuar si autorët e vrasjes dhe të inskenimit të versionit të ngjarjes

Sekuestrohen sendet  e  vjedhura të  fshehura  në  një  ullishte

Specialistët   për   Krimet  e  Rënda  në  Drejtorinë  Vendore  të  Policisë  Elbasan,  në  bashkëpunim  me Prokurorinë  e  Rrethit  Gjyqësor  Elbasan  dhe  Institutin  e  Mjekësisë  Ligjore  Tiranë,  bënë   dokumentimin  e  plotë  të   ngjarjes  së  ndodhur  në  fshatin  Shalës  Cërrik,  ku  u  gjet  I  vdekur  ne  banesë   shtetasi   B.SH,  56  vjeç,  banues  në  fshatin  Shalës  Cërrik.

 Si  rezultat  i  një  pune  të  mirfilltë  operative-proceduriale,  me  qëllim  zbardhjen   dhe  dokumentimin   e  plotë  të  ngjarjes  së  ndodhur  në  fshatin Shalës Cërrik ,  rezultoi  se:

 Autorët   e  kësaj   ngjarje,   dyshohet   të  jenë  shtetasit:

 Naim   Çekrezi,  56   vjeç,   banues   në  Cërrik.

 Ilir   Çekrezi,  25  vjeç ,  banues   në  Cërrik.

 Këta  shtetas,  dyshohen  të kenë vrarë shtetasin B.Sh. gjatë momenteve të vjedhjes së banesës së tij dhe më pas  kanë inskenuar  vendin  e  ngjarjes,  duke  e  bërë  të  dukej  si  ngjarje  aksidentale.

Por pas veprimeve hetimore  të mirëfillta u arrit në  konkluzionin  se kemi   të  bëjmë  me  një   ngjarje  të  rëndë  kriminale,  pasi  viktima  ishte  goditur  me  sende  të  forta,  të  cilat  i   kishin  shkaktuar  vdekjen  e  menjëhershme.

Gjatë  veprimeve  hetimore  të  ndjekura me  metoda  speciale  të  hetimit,   rezultoi  se  në  njërën  dhomë   të  banesës  së  viktimës,  autorët  kishin  vjedhur  një sasi  prej  250.000  lekësh (të  reja)  dhe  1880  Euro.

Gjatë  kontrollit  të  ushtruar  në  një  ullishte,  grupi  hetimor  ka  gjetur  dhe   sekuestruar   në  cilësinë  e  provës  materiale:

1.Rrobat   e përdorura   në   momentin  e kryerjes   së krimit.

2. 250.000 leke te reja.

3. 1880 Euro

4. Një aparat celular.

Materialet i  kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale “Vjedhja  me  pasojë  vdekjen,  kryer  në  bashkëpunim”      parashikuar  nga  nenet  141   dhe  25  të  Kodit  Penal.

{mp4}35241{/mp4}

Më shumë




spot_img








spot_img