Hapësire reklamuese

Rajoni

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Greqi, tre autorët e dhunuan për vdekje dhe i morën 10 mijë eurot që kishte me vete

Shkruar nga Newsbomb
Zbardhet vrasja e shqiptarit në Greqi, tre autorët e dhunuan për

Policia greke ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në Kyparisia, ku u gjet i vrarë dhe i groposur një 31-vjeçar shqiptar.

Mediat greke bëjnë me dije se viktima është Eni Dollani nga qyteti i Gramshit, ndërsa si autorë të ngjarjes akuzohen tre persona.

Në pranga kanë rënë një shqiptar 30-vjeçar dhe një greke 30-vjeçare, ndërsa është shpallur në kërkim një 24-vjeçar rom që akuzohet si bashkëpuntor në këtë ngjarje të rëndë. Autorët dhe viktimat kishin dalë të dielën në mbrëmje në një lokal dhe dyshohet se viktima 31-vjeçar ka pasur me vetë atë mbrëmje rreth 10 mijë euro me vete.

Autorët e kanë zbuluar se ai kishte para me vete dhe kur grupi ka dalë nga lokali e kanë çuar 31-vjeçarin në plazhin e Kartelës, ku e kanë goditur disa herë me një send metalik në kokë, duke e lënë të vdekur. Ata i morën paratë dhe më pas ata e varrosën trupin në rërë për të fshehur veprën e tyre.

Dy të arrestuarve iu gjetën gjithsej 5300 euro, të cilat dyshohet se vijnë nga grabitja e viktimës. Ndaj dy të arrestuarve dhe të shpallurit në kërkim është ngritur akuza për “vrasje dhe grabitje”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu