Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zbardhet vrasja e 50-vjeçarit në Durrës, policia: Autori është djali i madh

Shkruar nga Newsbomb
Zbardhet vrasja e 50-vjeçarit në Durrës, policia: Autori

Drejtori i Policisë së Durrësit gjatë një konference për mediat ka zbardhur dinamikën e ngjarjes, duke konfirmuar se në lidhje me vrasjen e 50-vjeçarit në Durrës janë arrestuar 3 fëmijët e tij.

Sipas policisë ekzekutori ka qenë vëllai i madh i familjes, i cili është arrestuar së bashku me vëllain tjetër Amarildo Meta, ky i fundit për bashkëpunim në vrasje. Ndërkohë që po ndiqet në gjendje të lirë edhe bashkëshortja e viktimës Blerina Meta, për fshehje të krimit.

"Më 22 Shkurt, u arrit të gjendet trupi i viktimës që ishte i varrosur në ambientet e brendshme të banesës. Pas ekspertizës, u arrit se viktima është vrarë me armë zjarri. Veprimet hetimore vazhduan dhe nga të gjitha provat e siguruara nga të gjitha veprimet hetimore, u arrit që të gjendeshin provat dhe të arrestojnë, 24-vjeçarin Hysen Meta dhe 19-vjeçaren Hygerta Meta, të dy fëmijët e viktimës që kanë qenë bashkëautorë në këtë krim të rëndë. Është arrestuar dhe djali tjetër, Amarildo Meta, 22 vjeç që kanë ndihmuar me veprimet, hetohet në gjendje të lirë dhe nëna e fëmijëve Blerina Meta për veprën penale për veprime që pengojnë të vërtetën.

Vrasja ka ndodhur ne banesë në një prej dhomave të banesës dhe trupi i transportua dhe u varros në kasollen aty afër. Në banesë u gjet predha e armës së zjarrit. Janë gjetur edhe pjesë të armëve të tjera kallashnikovi, municion luftarak, veshje të tjera që janë përdorur në kryerjen e këtij krimi. U gjet dhe pistoleta model 54 në një zonë moçalore te vaskat. Shtetasit e arrestuar deklaruan se motivi kanë qenë konfliktet e vazhueshme familjare dhe nxitja e babait që vajza të martohej me një djalë pa dëshirën e saj. Djali i familjes ka kryer qitjen dhe ka qenë ekzekutori i kësaj ngjarje të rëndë. 19-vjeçarja ka qenë e përfshirë në këtë ngjarje.

Nuk ishte një zhdukje e rastësishme, patjetër që kishim të bënim me diçka tjetër, në këtë rast me krim. Nuk është një konflikt çasti, është ngjarje që dy fëmijët e kanë menduar dhe e kanë kryer sëbashku. Këtu vazhdojnë hetimet.

Arma ishte pa leje. Ekzekutori e ka pranuar ekzekutori akuzën, janë vendosur në pozita pohuese për krimin e rëndë. Motra e kishte pranuar, por hetimet e thelluara dhe puna e palodhur e Sektorit të Krimeve të Rënda çoi në zbulimin e autorëve të tjerë. E mbyllëm me sukses këtë hetim të vështirë. Është vërtetuar nga Mjekësia Ligjore , data 10 Shkurt, momenti kur u zhduk 15:00", deklaroi drejtori i Policisë së Durrësit.

50-vjeçari Pëllumb Meta u vra dhe u gropos në oborrin e shtëpisë në fshatin Shënavlash të Durrësit. Vajza e tij Hygerta Meta 19 vjeçe ka dëshmuar më herët para uniformave blu se ajo është autorja e këtij krimi të rëndë, teksa u shpreh se shkak ka qenë se babai ka dashur të fejoj dhe martoj me një emigrant që jetonte në Itali, ndërsa e reja donte që të vijonte Universitetin.

Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës sime. Unë jam fëmija i vogël i familjes. Motra është më e madhja është e martuar, janë 2 vëllezërit dhe pastaj unë. Mami dhe ne nuk kemi folur kurrë në familje. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai“, ka thënë Hygerta.

Lexo edhe: “Jam e lumtur që vrava tim atë”, dëshmia e 19-vjeçares: I ka nxirë jetën nënës sime

Lexo edhe: Ky është 49-vjeçari që u vra nga e bija në Durrës

Kujtojmë se ka qenë një nga djemtë e Pëllumb Metës që u paraqit pranë Komisariatit të Durrësit më 13 shkurt duke denoncuar zhdukjen e së atit.  Që prej atij momenti blutë e qytetit bregdetar filluan kontrollet dhe fillimisht gjetën makinën e të ndjerit, të parkuar në aksin Shënavlash-Parku Rinia që ishte shumë larg nga banesa e tij. Policia kishte dyshime se kishte të bënte me një ngjarje kriminale dhe nisi marrjen në pyetje të gjithë anëtarëve të familjes.

Lexo edhe: Kjo është 19-vjeçarja që vrau e groposi të atin në oborrin e shtëpisë

LEXO EDHE: Krimi monstruoz në Durrës, vajza e vrau, e lidhi dhe e paketoi me qese të atin

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed