Tirana
clear sky
38.5 ° C
38.5 °
38.5 °
29 %
4.1kmh
0 %
Enj
39 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Zbardhet vendimi i qeverisë, Shqipëria blen një tjetër sasi vaksinash anti-Covid nga Pfizer: Mos e publikoni në askund, është sekret shtetëror!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Qeveria shqiptare ka miratuar sot një tjetër marrëveshje me kompaninë Pfizer për blerjen e një tjetër sasie vaksinash anti-covid.

Në vendimin e miratuar nga Këshilli i Ministrave, thuhet se kjo marrëveshje nuk do të publikohet në asnjë website të institucioneve apo në “Fletoren zyrtare” për shkak të sekretit tregtar. Në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare, nuk bëhet me dije sasia apo çmimi me të cilin janë marrë këto vaksina.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama krenar poston në facebook foton e realizimit të 850 mijë vaksinave në popull.

VENDIMI

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave VENDOSI

Neni 1

Miratimi i tekstit të marrëveshjes

1. Miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Overseas LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij akti normativ.

2. Marrëveshja për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Overseas LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga Pfizer Overseas LLC, nuk do të publikohet në asnjë website të institucioneve apo në “Fletoren zyrtare”.

3. Të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit, të miratimit apo që janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ apo pjesë të saj.

4. Detyrimet e organeve shtetërore dhe përjashtimet nga detyrimet për furnizimin e vaksinës anticovid, të përcaktuara në aktin normativ nr.1, datë 10.1.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, janë të njëjta edhe për këtë marrëveshje, sipas kushteve të tekstit të saj, bashkëlidhur këtij akti normativ.

Neni 2

Efektet financiare

Efektet financiare, që rrjedhin nga marrëveshja bashkëlidhur këtij akti normativ, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2021.

Neni 3
Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Më shumë

spot_img
spot_img