Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
0.5kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
20 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Zbardhet vendimi i Kryesisë së Grupit të PD: Në çdo fjalim do të denoncohet masakra zgjedhore e 25 prillit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD-së, Lulzim Basha mblodhi dje Kryesinë e Grupit Parlamentar, ku bëjnë pjesë kryetarët e komisioneve dhe nënkryetarët e komisioneve, për t’u orientuar me piketat, ku do të fokusohet aksioni i opozitës.

Në këtë mbledhje Basha ka porositur deputetët e tij se kryefjalë e çdo fjalimi të tyre, duhet të jetë ajo që është quajtur nga selia blu si masakra zgjedhore.

Kryedemokrati u kërkoi të anëtarëve të Grupit të PD të flasin me fakte dhe prova në Parlament për ndërhyrjet e jashtëligjshme që sipas tij janë bërë në zgjedhjet e 25 prillit nga Partia Socialiste.

Ndërkohë, më herët për këtë çështje në mbledhjen e Kryesisë së Grupit u shpreh edhe Flamur Noka, i cili pati rezerva për fjalimet e para të deputetëve në seancën plenare, ku, sipas tij, asnjëri nuk fliste për krimet zgjedhore.

Këtu po diskutohet sikur jemi në një normalitet. Ka një javë që është përjashtuar historia e kësaj partie. E dyta, ti zotëri na ke ne dhe të gjithë kemi rënë dakord që është bërë masakra elektorale. Ne s’dëgjuam asnjë fjalë në Parlament. Ishte gjithë diktime. Ti na ke thënë që kemi një regjim përpara dhe regjimi nuk luftohet me diktime apo me hartime. Këtu duhet të caktojmë një strategji sesi do përballemi me këtë regjim. Duhet një strategji sesi do evidentojmë masakrën elektorale. Këtu s’po i dëgjoj këto”, mësohet të ketë thënë Noka.

Nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se opozita ka vetëm një synim, largimin e Edi Ramës, që sipas tij është armiku i vetëm i shqiptarëve.

Diskutuam strategjinë e opozitës në Parlament, pastaj do detajojmë punën në komisione. Armiku i vetëm i shqiptarëve është Edi Rama. Me atë do luftojmë të gjithë, me strategji dhe me çdo mjet tjetër”, u shpreh Alibeaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img